Busy Ines
A breezy blog about serious topics that might concern one person or the whole universe. Short pieces to be enjoyed with your morning coffee or evening vodka, which will make you reflect on your life for at least one minute.
 
Lazy Ines
Busy’s easygoing, flirty, lazy alter ego. Writes whenever she feels inspired by any kind of thing, thought or theme. Mixes fiction with reality, writes in verse or prose, likes to stay passively alert.

Impressions
The space for book and film reviews, impressions from interesting events, interviews and meaningful interactions with exuberant people. 

© Copyright 2012 - 2017 BusyInes.com

Puna

10/06/2013

Java e kaluar kishte pasur lajme më të rënda se zakonisht. Një menaxher ishte shkarkuar nga puna e futur në burg për vjedhje të babëzitura të kontove të disa klientëve të rëndësishëm dhe mëngjesin e të shtunës një autobus i tërë me adoleshentë kishte përfunduar në humnerat e rrugës drejt Llogarasë, kështu që i gjithë stafi i bankës së vogël "Iliria” ishte i etur për ndryshim atmosfere. Zëvendësimi i shpejtë i menaxherit me një grua të re me kostum disi të trashë e tepër serioz për atë kohë me diell, ishte një rreze drite në horizont.

Drejtori i përgjithshëm i bankës, një burrë rreth të pesëdhjetave që ishte dhe aksioneri kryesor i saj, kishte futur hundën si shkabë në gazetën ditore, kur trokiti dera. Një fytyrë katrore me sy të vegjël picërrues u shfaq në kornizën e derës. Hyr, tha shefi dhe i tregoi karrigen përballë nënpunësit te tij, të cilit as nuk ja mbante mend emrin. Ky i fundit zuri pozicion të rehatshëm mbi karrige e dukej që po përgatitej të tregohej më i rritur e më king seç ishte, pavarësisht se nuk po dinte ku të vinte duart e mbuluara me push të verdhë.

Shefo, tha me ton të vendosur, që ta marr vesh unë mirë, kjo goca që ka ardhur i bie të jetë shefja ime?
Kjo goca, foli shefi ngadalë duke rrotulluar e shijuar o-në e fundit nëpër gojë, është shefja e të gjithë juve kalamajve.
Mirë, ajo duket që larg që ka kompetenca të mëdha, shqeu gojën i riu në formë buzëqeshjeje. Po si kështu, ajo gocë e re...
Shefi e fiksoi në kokërdhokun e syrit të majtë nënpunësin e tij, i cili nuk po arrinte më të kontrollonte picërrimin.
Hajde, mbylle gojën, i foli me qetësi. Dhe shko puno. Mos të të shoh më këtu për thashetheme.
S’më mban mend më duket, jam Goni i kredive. Kemi fol e qesh bashkë nja një orë te festa te Rogneri!
Kur pa që shefi i nguli sytë e s’ju përgjigj, Goni u ngrit e ju afrua derës. Para se ta mbyllte, nuk u mor vesh a i shkeli syrin apo ishte një nga lëvizjet e pakontrollueshme të qerpikëve.

Tarallak, mendoi shefi e ju skuqën faqet. Mëngjesi kishte filluar aq mirë e tani ky sikur e zbehu. Vendosi të pinte një kafe jashtë. Kur doli në korridor, dëgjoi zëra në katin poshtë e mori shkallët për të dëgjuar më mirë. Arriti të dallonte tri zëra grash: njëri ishte i hollë e cicërues, i dyti i trashë e burrëror nga pirja e cigares dhe i treti i qetë e monoton. Në mendjen e drejtorit u shfaqën fytyrat e biografitë përkatëse të zërave. Ai qëndroi te cepi i shkallës e po dëgjonte në hall se mos shkëlqenin tepër këpucët lustrafin. Zëri si daulle i cigarepirëses dëgjohej shumë qartë.

E patë apo jo, u hodh kjo e fundit. Vetëm na përshëndeti e pastaj u mbyll në zyrë. Qënka punëtore e madhe.
Ka dy mastera, cicëroi zëholla me qesëndi. Ka ardhur nga Amerika, zonjusha.
Këto gjera nuk i dimë me siguri, tha daullja. Kushedi ç’i ka premtuar atij të madhit, aman. Ku u bë ajo, gocë e re, të vihet shefe! Po unë? Që punoj si kafshë? Meqë ra fjala, do dalim ta pijmë një ne apo do rrimë këtu në shkallë?
Mos u merrni me budallallëqe, tha e treta. Se na u tha gryka për një cigare. Si t’u be çuni, Ilda?
Fjalët u bënë të pakuptueshme deri sa i lanë vendin zhurmës së padurueshme të rrugës. Drejtori qeshi me vete. Tarallake.

Pas disa takimeve të lodhshme, vendosi të mbyllë ditën e punës e mori rrugën për te Libri Universitar. Spikati menaxheren e re që po vinte nga rruga përballë. Ajo kaloi udhëkryqin e kujdessshme e të dy u përshëndetën përpara Librit.

Si shkoi dita e parë e punës? Foli shefi me dashamirësi.
Mirë, them, po qe pak e rëndë për një të sapomartuar, buzëqeshi menaxherja. Gjithë ditën e mbyllur në zyrë e prapë ka ngelur goxha punë.
Ecim këtej, tha shefi dhe e shtyu lehtë nga shpatullat për të marrë rrugën në të djathtë.
Ja kishte dalë Tani t’i jepte drejtim para se ta fusnin në burg?
Përveç nja dy gjërave të vogla, them se do t’ja dalim t’i sigurojmë, pëshpëriti ajo dhe ngriti sytë që të shihte a e kishte kuptuar bashkëbiseduesi, i cili tundi kokën lehtë. Si do t’ja bëjmë me Tanin?
Do të bëj unë ca telefonata. Gjykatësin e kam shok.
Do t’i japësh shpërblim, besoj?
Mos ki merak, i kam unë në dorë këto punë. Banka do të falimentojë së shpejti e ti do t’i bashkohesh tët shoqi në Amerikë. Ty do të të jap shpërblim, qeshi drejtori. Vetëm një trupeshk me emrin Goni më duket si i dyshimtë ngaqë punonte dhe shpesh me Tanin. Bën si budalla, po duhet ta kemi kujdes. Një gabim i vogël e u zhdukën paratë e mia te pensionit, bashkë me ne.
Nuk besoj se do të na dalin probleme, pëshpëriti menaxherja dhe nderroi temën. Kushedi ç’thonë punonjësit për mua. S’kisha kohë fare sot të beja dy fije bisedë me ta, m’u desh të mbyllja dhe derën.
Lëre, lëre, foli drejtori. S’dua fare ta di ç’mendojnë ata tarallakët e rinj, ndërsa ca femra që i degjova sot te shkallët kishin teoritë e zakonshme. Vetëm për të punuar s’e ka mendjen njeri.
Menaxherja qeshi me të madhe.
Do të shqyejnë sytë kur të marrin vesh që jam vajza jote!

Follow Busy Ines
Other posts