Busy Ines
A breezy blog about serious topics that might concern one person or the whole universe. Short pieces to be enjoyed with your morning coffee or evening vodka, which will make you reflect on your life for at least one minute.
 
Lazy Ines
Busy’s easygoing, flirty, lazy alter ego. Writes whenever she feels inspired by any kind of thing, thought or theme. Mixes fiction with reality, writes in verse or prose, likes to stay passively alert.

Impressions
The space for book and film reviews, impressions from interesting events, interviews and meaningful interactions with exuberant people. 

© Copyright 2012 - 2017 BusyInes.com

Mos fustanin!

09/05/2014

Prisni te marr njehere fryme thelle. Nje, dy, tre/Maria ben kafé. Sapo i hodha nje sy revistave per femra qe me ka sjelle nje shoqe, fresh from Tirana, baby. Ne fakt, vendosa te bej nga ato anonimet e t’i lexoj njehere nga fillimi deri ne fund. Normalisht, kur me kap dora ndonje, shfletoj nja dy faqe e me ze nje gjume i trazuar, ku une shoh endrra sikur me kane kycur ne nje dhome me disa nga ato femrat e pispillosura me thonj me xixa e paruke (apo jane floket e tyre??) e me detyrojne te ndaj receta gatimi me to.  Ju be dhe juve mishi puprra-puprra?

Jo se une nuk lexoj revista per femra apo artikuj me thashetheme, po keto shqiptaret i shtojne padashur paradokset e veta paradoksit ekzistues se paraqitjes se sensacionit. Kete rradhe p.sh. me rane ne dore revistat Harmony e Living (cmimi 3-4 euro!), ne faqet e te cilave me dolen perpara te njejtat fytyra qe ka vite qe shfaqen neper emisione televizive apo revista dhe akoma pyes veten: Perse jane te njohura keto gra? Ne shumicen e rasteve, arsyeja pse publiku duhet te interesohet per jeten e tyre eshte perplasja e pareflektuar e pasurise se tyre ne fytyrat e njerezve te pervuajtur. Nese do te doja te lexoja intervista, do te me interesonin me shume fjalet e burrave te tyre, te cilet te themi kane vene ne levizje trurin per te arritur atje ku jane sot. 

E zeme se populli (femeror) eshte i etur per histori Hirushesh. Te gjithe duan te shohin ne c’maja jane kacavjerre ato vajza sypatrembura, te cilat i rikthehen tani publikut me keshilla si "mjafton te kesh guxim dhe buzekuqin e duhur" (kjo ishte permbledhja e intervistes se nje specimeni). Te themi, pra, se keto jane vajza avant-garde e trendy e na inspirojne me moden qe ndjekin. Ju be gje prape mishi puprra-puprra? Ha! Po te shfletoni p.sh. revisten Living te pranveres 2014 do te vini re qe femrat qe ilustrojne kete reviste duke filluar qe nga kopertina e saj, tregojne me "look"-un e tyre qe jane te te njejtit kallep, pavaresisht profesionit dhe edukimit. Ato tregojne qe kane para dhe influence me nje imazh qe une e njoh vetem nga Tirana: nje miks midis konservatoreve te jugut te Amerikes (jane nga 30 vjec e duken si 50); modes se viteve ’60 (ngjyraaaaaa, katrore, pikaaaaa); parrukierise se viteve ’80 (sa nje cader dielli apo si dallge oqeani); bixhuterive e orave à la russe; ndersa fytyra eshte e mbuluar me nje maske truku (dhe operacionesh). 

Njera nga grate tregon qe ka pasion gatimin. Midis ushtrimit te profesionit (ne televizion), krijimit ditor te "look"-ut (gjithmone perfekt), sportit, performances se nje nene shembullore (nje dite u be tym se i shpetoi papagalli nga kafazi vajzes se saj) dhe detyres se bashkeshortes se devotshme, ajo edhe gatuan. Kujt po ja thote keto, maces? Nje tjeter eshte fotografuar duke lyer buzet (gjejeni ngjyren!), ndersa vajza e saj e vogel e sheh tere adhurim prane kepuceve me taka. Njera nga keshillat e kesaj femre trendy: "Fustanet duhet te jene patjeter nje pjese e mire e veshjeve ne garderoben tone, sepse jane ne mode dhe na bejne te lumtura”. Kesaj keshille shtojini nje nga titujt ne kopertinen e Harmony: "7 dite me te brendshme!!” - dhe vdisni nga lumturia. 

Tragjedia qendron te fakti qe Tirana eshte e mbushur me njerez shume me interesante, si nga pamja ashtu edhe nga profesioni apo historite e jetes. Dihet qe revistat, sidomos ato te modes, tregojne nje realitet te ndryshem nga mesatarja e nje populli, por nuk mund ta kuptoj perqendrimin te keto 5 fytyra. Ndoshta kane te drejte ata qe thone: dalin ato qe paguajne te dalin.  Si mund te shpjegohet ndryshe lista e ‘7 femrave me te pushtetshme ne Shqiperi’, e publikuar te Harmony, tek e cila figurojne Vera Grabocka (ok, bmv), Monika Kryemadhi e Vjollca Hoxha (te dyja te martuara me burra me pushtet e te pasur), vajza e Vjollces qe ‘parkon makinen e saj luksoze Lambiorghini (sic!), dhurate nga mamaja Vjollca per 18-vjetorin’, vajza e Argita Berishes, e cila spikat me ‘qendrimin prej aristokrateje’ dhe nja dy te tjera qe s’ja vlen tani te vazhdoj te mbush internetin kot me to.  

Nese njihni ndonje reviste apo blog me artikuj inspirues me thoni, po ju lutem mos me coni fashion blogs apo websites te femijeve te ish-Bllokut. Nuk besoj qe publiku femeror shqiptar eshte i perbere vec nga vajza e gra qe duan te dine ku pijne Martini 10 me te pasurit ne 3 milione te tjere qe nuk kane as te 100en e mundesise. Jo se keta e kane te ndaluar te dalin neper revista. I befte mire Martini! Po ku jane te tjeret?


Follow Busy Ines
Other posts