Busy Ines
A breezy blog about serious topics that might concern one person or the whole universe. Short pieces to be enjoyed with your morning coffee or evening vodka, which will make you reflect on your life for at least one minute.
 
Lazy Ines
Busy’s easygoing, flirty, lazy alter ego. Writes whenever she feels inspired by any kind of thing, thought or theme. Mixes fiction with reality, writes in verse or prose, likes to stay passively alert.

Impressions
The space for book and film reviews, impressions from interesting events, interviews and meaningful interactions with exuberant people. 

© Copyright 2012 - 2017 BusyInes.com

politika dhe higjena

18/04/2013

nuk e di a e keni vënë re edhe ju, por sa më të pista bëhen rrugët e tiranës, aq më të pastër bëhen politikanët e rinj. fytyrat e tyre telegjene nuk kanë asnjë pore të zgjeruar; syzet me skelet gri nuk dalin një milimetër jashtë kornizës së fytyrës së rruar taze. kostumet janë të freskëta nga frigoriferi, aq të ngrira duken, dhe pasqyrojnë buzëqeshjet e tyre prej studenti të stomatologjisë. imazhi i një agjenti të bursës bën më shumë efekt te sheshi skënderbej se në wall street, mesa duket. vetëm kollaret i kanë jashtë mode se i zgjedhin me ngjyrat e partive, plus që janë të ndritshme dhe tepër të fryra, po le të themi që disave të paktën i shkojnë me sytë. më duket vështirë të besoj që njëri, i cili hekuros dhe flokët çdo mëngjes, ta marrë seriozisht këtë punë me aq përgjegjësi sa ç'është kujdesi për një popullsi të tërë, shumica e të cilës nuk ka as ujë për tu larë. s'kanë dhe faj po të mendosh pamjen e gjeneratave para (pas enverit, se ai ishte si topmodel, thonë disa), po ndërsa ata ishin më origjinalë e reflektonin personalitetin e tyre, këta të sotmit duken të gjithë njësoj. si kallëpa sapuni lux me aromë trëndafili artificial. disa kanë edhe të dashura e të fejuara që mundohen t'ja rrisin dhe më shumë vlerën estetike burrave te tyre duke u stilizuar si jackie o., po në fakt shpesh nuk arrijnë dot as carla bruni-n. relaksohuni, njerëz! jo për gjë, po keni arritur maksimumin e perfeksionit kaq të rinj! ç'ju ngel për të bërë kur "të rriteni”?

Follow Busy Ines
Other posts